“Shoferi” me patentë të falsifikuar

Arrestohet i dyshuari

Policia në Rajonin e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, i cili posedonte patentë shofer të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën ishte ndalë nga njësiti policor dhe gjatë shikimit të dokumenteve është vërejte se patentë shoferi i tij dyshohet të jetë i falsifikuar”, ka konfirmuar policia.

Nga i dyshuari është konfiskuar patentë shoferi për procedura hetimore, kurse pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button