Shoqata e Prokurorëve kërkon arrestimin e kërcënuesit të Hajdarit

Prokurorja Drita Hajdari u kërcënua sot

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimet të cilat janë bërë sot gjatë ditës ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari.

Shoqata e prokurorëve kërkon nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen kërcënuesit e prokurores dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

“Gjithashtu, njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale.”, thuhet në reagimim e kësaj shoqate.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka deklaruar se ka pranuar kërcënime serioze sot gjatë ditës. Ajo ka thënë se gjendet në polici ku e ka lajmëruar rastin. “Mund të konfirmoj se kam pranuar kërcënime serioze. Jam në polici për momentin. Kjo është krejt pasojë e fushatave linquese ndaj meje”, ka deklaruar ajo.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të cilët i kanë ofruar përkrahje prokurores Hajdari./21Media

Back to top button