Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ndan 5 mijë euro për familjen e Demajt

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ka marrë vendim që familjes së policit të vrarë dje në Istog, Izet Demaj t’i ndahen 5,000 euro

“Vrasja e policit Izet Demaj duke luftuar me krimin, përfundimisht tregon përkushtimin dhe devotshmërinë e tij të madh që ka pasur ndaj vendit dhe popullit të vet. Prandaj polici Demaj do të mbahet mend gjithmonë, pasi që ka flijuar vetën në mbrojtje të qytetarëve”, ka thënë Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më thella familjes, miqve dhe kolegëve të tij, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Edhe Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e  rregullt ka marrë vendim të ndajë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj, i cili u vra dje në krye të detyrës.

25 mijë euro për familjen e policit ka ndarë edhe Shoqata e Bankave të Kosovës.

Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur që dita e shtunë të jetë ditë zie në nderim të rënies në detyrë të policit./21Media

Back to top button