Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kërkoi që të hiqet akciza apo lirimi nga TVSH për naftën
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve sot ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë apo lirimin nga TVSH të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar.
Sipas Shoqatës, miratimi i këtyre kërkesave do t’i ndihmonte kompanitë që janë në prag të falimentimit dhe njëkohësisht do të mbronte interesin publik të qytetarëve si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave./21Media