Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit
Në mbledhjen e 72-të me radhë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të komunave të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat, me përjashtim të çështjes së Komunës së Hanit të Elezit, e cila akoma nuk ka përfunduar së shqyrtuari.
Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë do të zhvillohet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot./21Media
Rezultatet përfundimtare të raundit të parë mund t’i gjeni KËTU