Shpallet aktgjykim ndaj 5 personave që falsifikuan para

Gjyakata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka shpallur akgjykim ndaj të dyshuarve E.K., H.K., N.G., Z.K. dhe V.K., për shkak kryerjes së veprës penale ”Falsifikim i parasë”.
Sipas komunikatës, të akuzuarit E.K, H.K, N.G, Z.K, dhe V.K.1 janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj për secilin veç e veç, i akuzuari V.K. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 8 muaj dhe i akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 400 euro, të akuzuarve në dënimin e shqiptuar me burgim ju llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.
”Është shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve E.K., H.K., N.G., Z.K. dhe V.K.1 për shkak të veprës penale Falsifikimi i parasë nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarin V.K.2 për kryerjen e dy veprave penale, Falsifikimi i parasë nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe S.K për kryerjen e veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK”, është bërë e ditur në komunikatë.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Back to top button