Shpallet gjendje emergjentenë Itali

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin Po mes thatësirës më të madhe në 70 vjet.
Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milion € fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit.
Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti.
Disa komuna tashmë kanë shpallur racionimin e ujit.
Moti i pazakontë i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në Italinë veriore, transmeton rtv21.tv
Po është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh drejt lindjes për më shumë se 650 km.
Fermerët në Luginën Po thonë se uji i kripur i detit po depërton tani në lumë, duke shkatërruar të korrat.
Kryeministri Mario Draghi vizitoi të hënën vargmalin Dolomites ku 13 persona janë zhdukur pas shembjes së një akullnaje. Ai tha se fatkeqësia ishte “pa dyshim” e lidhur me ngrohjen globale.
Të paktën shtatë persona vdiqën dhe tetë u lënduan në malin Marmolada, në një ortek të shkaktuar nga shembja e akullnajës./21Media

Back to top button