I shpallur në kërkim, kapet 27-vjeçari

Dyshohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

Policia e Vlorës ka arritur të ndaloj një person të shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Siç njofton policia, në pranga ka rënë M.B, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e tij në kuadër të procedimit penal nr.134 të vitit 2016 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, pasi me vendim të kësaj Gjykate i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur në Maj të 2016, ku mbi bazën e një Operacioni në bashkëpunim me Krimet e Rënda Tiranë, u bë e mundur asgjësimi dhe sekuestrimi bimëve dhe lëndëve narkotike në fshatrat Treblovë dhe Vezhdanisht. U sekuestruan edhe armë zjarri e fishekë si dhe u arrestuan 6 persona, ndërsa shtetasi Marjus Barjami u shpall në kërkim si një nga bashkëpunëtorët e këtij grupi.

Back to top button