Shpaloset flamuri i UÇK-së pranë Qendrës së Paraburgimit në Hagë

Të enjten, disa mërgimtarë kanë zhvilluar një aksion simbolik pranë Qendrës së Paraburgimit në Hagë, ku ndodhen disa nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

Gjatë këtij aksioni, ata kanë shpalosur një flamur të madh me simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky veprim është zhvilluar në të njëjtën ditë kur në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me moton “Kundër padrejtësisë”, e thirrur nga organizata të dala nga lufta. Protesta pritet të nisë në orën 17:00.

Sipas organizatorëve, protestës i janë bashkuar përfaqësues të opozitës, pjesëtarë të shoqërisë civile, komunitete të biznesit, përfaqësues të institucioneve fetare si dhe organizata të tjera shoqërore./21Media

Back to top button