Shpat Deda dhe Edona Vatovci lansojnë “Terr“

Është publikuar projekti i ri muzikor nga Shpat Deda dhe Edona Vatovci.
“Terr” titullohet kënga e re e dyshes e realizuar me videoklip.
Bashkëpunimi, në bazë të reagimeve të para u prit mirë.

Kënga “Terr” ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, përderisa Edona Vatoci e ka shkruajtur tekstin në strofë e saj. Aranzhmani, produksioni dhe inçizimi live janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin.

Kënga është incizuar dhe miksuar në Studio C në Prishtinë me audio dhe miks inxhinier Nikqin, ndërsa masterizimi i këngës është bërë nga inxhinieri i masterimit Frank Arkwright nga Abbey Road Studios.

Videoklipi është punuar nga produksioni Ravencity Production dhe Machina Production dhe producentë ekzekutiv të tij janë Lulzim Luigji Bejta dhe Sibel Abdiu. /21Media

Back to top button