Shpat Deda, Visar e Tomor Kuçi të hënën me koncert unik ‘Muzikë n’Teatër’

Artistët, Shpat Deda, Visar Kuçi e Tomor Kuçi të hënën mbajnë koncertin unik, “Muzikë n’Teatër”.
Koncerti mbahet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Nga ora 20:00, do të shoqëroheni nën tingujt udhëtimit poetik nëpër fjalë e tinguj.
“Shpat Deda vjen me një koncert unik bashkë me mjeshtrin e multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe muzikantin e producentin e njohur Tomor Kuçi me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor për herë të parë në Kosovë me turneun e tij ‘Muzikë n’Teatër’. Aranzhuar enkas për këtë turne mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e albumit ‘Rrugës’ marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga udhëtimi poetik nëpër fjalë e tinguj”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button