Shpat Kasapi paralajmëron projektin e ri
Këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi ka një lajm të mirë për fansat.
Ai sot do të publikojë projektin e tij të radhës. Lajmin e ka bërë të ditur kompania Eurolindimusic përmes Instagramit.
Kënga e re titullohet ”Fol”, dhe do të publikohet në orën 16:00.
”11 Korrik, ora 16:00 ”FOL” nga Shpat Kasapi”, ka shkruar Eurolindmusic krahas një fotografie të postuar.

Ndryshe, projekti i fundit i Shpat Kasapit është remake i këngës ”Kush të ndau prej meje”, e cila është publikuar më 3 qershor të këtij viti./21Media