“Shpat, na e bëre të padrejtë”, Leonora Poloska nuk i mban dot lotët

Këngëtarja  Leonora Paloska nuk i mban dot lotët gjatë mbledhjes komemorative në Çair, për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi .

Gjatë fjalës së saj Poloska tha se Shpati do të mbetet i paharruar përgjithmonë, përcjell portali rtv21.tv.

‘’Me dhimbje të thellë dhe respekt të pa masë përulemi para kujtimit të Shpatit ai ishte shembull i mirësisë, i besës një shpirt që i ndriçonte çdo ambienti ku shkonte. Shpat Kasapi që me zërin e tij të ëmbël preku zemrat e mijëra njerëzve, kjo jetë është e rëndë, por kujtimi yt do të jetojë si një dritë që kurrë nuk fiket të gjithë vijmë në këtë botë dhe të gjithë e kemi nga një mision, Shpat Kasapi na tregoi të gjithëve që edhe me 40 vjet ai e përmbushi këtë mision edhe do të mbetet i paharruar gjithmonë. Ngushëllime familjes, kolegëve, gjithë shqiptarëve kudo që janë, Shpati na bone pak të padrejtë e këpute zinxhirin’’ u shpreh ajo me lot në sy .”, u shpreh ajo me lot në sy ./21Media

Back to top button