Shpejtim Arifi nga LVV prezanton programin për mandatin e ardhshëm në Shtërpcë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Shpejtim Arifi, ka prezantuar programin e tij zgjedhor gjatë debatit në RTV21.
Ai ka theksuar tri pika kyçe të cilat do të jenë prioritet në mandatin e ardhshëm, nëse fitohet besimi i qytetarëve.
“Tri pika kyçe të programit për mandatin e ardhshëm në Shtërpcë janë bazuar në tri segmente kryesore. Së pari, synoj që problematikën me ujë të pijshëm ta sanojmë. Së dyti, do të ndërtojmë rrugë të reja për të përmirësuar infrastrukturën. Dhe së treti, do të fokusohemi në zhvillimin ekonomik të zonës përmes mbështetjes së bujqësisë dhe turizmit lokal,” tha Arifi gjatë debatit.