Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar pasurinë në në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Bulliqi ka deklaruar se ka një shtëpi e cila është në emër të tij, dhe së bashku me bashkëshorten e tij ai ka edhe dy banesa dhe tokë.

Tutje, Bulliqi ka deklaruar se posedon edhe një veturë e cila kushton 16 mijë euro dhe para të gatshme i ka mbi 30 mijë euro të deklaruara.

Pasurinë e Shpejtim Bulliqit mund ta gjeni KËTU.

Back to top button