Shpend Ahmeti në ditën e fundit si kryetar: Për 8 vjet përmirësuam jetën në Prishtinë

Në një postim lamtumirës, Shpend Ahmeti ka numëruar sukseset që janë arritur gjatë mandatit të tij si kryetar i Prishtinës, e të cilat sipas tij “kanë përmirësuar dukshëm jetën në Kryqytet”.

Sot e kam diten e fundit në postin e Kryetarit të qytetit më të mire në botë, Prishtinës! (…) Kemi rrugëtuar bashkë. Për mua sigurisht se është përvoja kryesore e jetës. Për tetë vite kemi përmirësuar dukshëm jetën në qytetin!“, ka shkruar ndër tjerash ai.

Ahmeti ka edhe një porosi për pasardhësin e tij të zgjedhur nga radhët e LDK-së, Përparim Ramën.
Përparimin e njoh moti dhe e kam mik. Sa here kam qenë në Londër më ka pritur e përcjellur. Më ka ndihmuar në çdo pyetje që kam pas dhe është angazhuar maksimalisht e vullnetarisht në ide urbanistike, si salla koncertale, Ulpiana, Qendra e Manifesta. Ka organizuar shumë gjëra për komunitetin Shqiptar në Angli dhe këmbën nuk e ka larguar asnjëherë nga Kosova me punë, vullnetarizëm e ndihmë. Atij i dëshiroj të gjitha të mirat. I kam thënë se nuk do ti përzihem asnjëherë në punë por do ti përgjigjem për çdo kërkesë. Sic ka thënë Ali Zatriqi me rastin e pensionimit nga Televizioni kur i është dhuruar një orë dore – unë që po dal po e di sa është sahati po ju që po metni“, ka shkruar ai.
Ahmeti i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kritikuar gjatë kësaj periudhe tetë vjeçare në krye të Prishtinës.

Kërkoj falje nga secili qytetar për shqetësimet që mund të ja u kam shkaktuar me vendimet politike. Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë me qëllim të mire. Dëshira jonë dhe puna jonë ka qenë gjithmonë me qëllim të rritjes sëcilësisë së jetës duke ruajtur qeverisjen e pastër dhe të drejtë. Ju duhet të kërkoni edhe më shumë. Për mua ishte kënaqësi të jem në shërbimin Tuaj! Përherë e përjetë do të jem shërbëtor i qytetit në cdo formë që kam mundësi. Të dua Prishtina! Ju Dua Prishtinali!”, ka shtuar ai.

 

Nesër, do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama. / 21Media

Back to top button