Shpenzoi 690 euro për karburante, reagon Abrashi

Mbrëmë në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit 2021.
Në këtë listë është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i cili ka dalë me një sqarim publik për këtë çështje.
“Për hirë të transparencës dhe korrektësisë po e shpjegoj. Shumë deputet nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt Nëntor-Dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Artan Abrashi ka gjatë periudhës nëntor-dhjetor ka shpenzuar 690 euro për karburant.
Ndërsa, deputetja Duda Balje dhe Pal Lekaj gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar nga 870 euro për karburant. 810 euro Yllëza Hoti, 780 Albana Bytyqi, 750 Hajdar Beqa etj./21Media

Back to top button