Shpërndahet mekanizëm bujqësor për fermerët llapjanë

31 fermerë të Podujevës janë përfitues të mekanizmave bujqësore. Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj Komune Shpejtim Bulliqi, i cili sot së bashku me drejtorin ekzekutiv të organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabib kanë marrë pjesë gjatë shpërndarjes së mekanizmave.
“Sot janë shpërndarë 7 kosa, 11 freza, 6 kultivatorë me frezë dhe kosë, 7 kultivatorë me frezë, kosë dhe rimorkio”, shkruan Bulliqi në Facebook.
Gjithashtu para disa dite janë shpërndarë 6 lopë dhe 7 tufë delesh për bujqit përfitues.
Bulliqi ka njoftuar se ky projekt është bashkëfinancim me “Qatar Charity”, ku komuna e Podujevës ka financuar 10% e vlerës së projektit, ndërsa pjesën tjetër organizata./21Media

Back to top button