Shpërndante doza kanabisi në afërsi të shkollave, arrestohet 44-vjeçari

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” është arrestuar 44-vjeçari me iniciale P.M., i cili shpërndante doza kanabisi në afërsi të shkollave në Sarandë.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi kanabisi, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte kanabisin, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./oranews

Back to top button