Shpërthen gypi i kanalizimit në një nga repartet e Pediatrisë

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në mesnatë, ka shpërthyer një gyp i kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.
“Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll. Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet në njoftimin.