Shpërthen një bombol gazi në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Një bombol gazi ka shpërthyer para pak minutash në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë, në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes derisa ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.
“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë./kp

Back to top button