Shpërthen një vullkan, të paktën një i vdekur

Policia thotë se rreth 50 njerëz ishin në ishullin e famshëm

Një vullkan ka shpërthyer në Zelandën e Re, duke lënë një të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar.

Turistët u panë duke ecur buzës së kraterit pak çaste para shpërthimit.

Pavarësisht kësaj, ishulli është një destinacion turistik me turne të shpeshta ditore dhe fluturime skenike në dispozicion.

Vizitori Michael Schade, i cili ishte me një varkë duke u larguar pas një turneu në mëngjes, filmoi shpërthimin, duke treguar pluhurin dhe tymin sipër malit, transmeton rtv21.tv.


Ai i tha BBC-së se ishte në krater vetëm 20 minuta para shpërthimit.

Kryeministri i Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se kishte “një numër” turistësh në ose rreth ishullit, si nga Zelanda e Re, ashtu edhe nga jashtë.

Shpërthimi i vullkanit filloi rreth orës 14:11 me kohën lokale.

“Fillimisht besohej se kishte afro 100 njerëz në ose afër ishullit në kohën e shpërthimit, ne tani besojmë se kishte më pak se 50”, tha policia.

Policia po paralajmëron njerëzit që jetojnë pranë zonës që të “jenë të vetëdijshëm për potencialin e rrëzimit” dhe të qëndrojnë brenda

Më 3 dhjetor, faqja e internetit e monitorimit të rreziqeve gjeologjike “GeoNet” kishte paralajmëruar s “vullkani mund të jetë duke hyrë në një periudhë kur aktiviteti i shpërthimit ka më shumë të ngjarë se normalja”, megjithëse ata shtuan “niveli aktual i aktivitetit nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për vizitorët”.

“White Island” ka parë disa shpërthime ndër vite më së fundmi në vitin 2016, por askush nuk u lëndua në atë kohë./21Media

Back to top button