​Shpërthen zjarr në samitin COP30, pjesëmarrësit në bisedimet për klimën evakuohen

Pjesëmarrësit në samitin e OKB-së për klimën COP30 janë evakuuar pasi një zjarr shpërtheu në një pavijon në Belem – Brazil.

Zjarri ka shpërthyer në zonën e pavijonit nën rrethana ende të paqarta, raporton KosovaPress.

Ministri i Turizmit i Brazilit, Celso Sabino, tha sot se zjarri është “nën kontroll” dhe se nuk raportohet për të lënduar.

“Është tashmë nën kontroll, zjarrfikësit nga shteti Pará janë në vendngjarje”, tha ministri për televizionin brazilian, pak minuta pas evakuimit të vendit ku do të zhvillohet konferenca ndërkombëtare për klimën.

Mijëra njerëz po marrin pjesë në bisedimet e OKB-së për klimën, përfshirë anëtarë të delegacioneve nga bota, e cila do të përfundojë të premten.

Back to top button