Shpërtheu eksplozivi në makinën e prokurorit

 

Një automjet ka shpërthyer sonte në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një lënde eksplozive të vendosur në parakolpin e makinës tip “Mercedes Benz A Class”.

Makina është në pronësi të prokurorit Arjan Muça. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Policisë Tiranëm Rebani Jaupaj, i cili ka shtuar se nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

“Aktualisht po kryhen veprimet, mjeti ka dëmtime në pjesën  e përparme., Makina përdoret nga ky prokuror. Prej një periudhe 2 vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Ska dëmtime në njerëz dhe as të mjeteve të tjera. Ska shpërthim të makinës dhe të ketë dëmtime dhe në automjete të tjera. Është një shpërthim që ka ndodhur vetëm në pjesën e përparme të makinës. Ska pasur asnjë person  aty afër”, është shprehur kryepolici i kryeqytetit.

Dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shpërthimi ka ndodhur pranë parkimit të një qëndre tregtare, ndërsa kujtojmë se, Arjan Muça është bashkëshorti i Gentjana Muçës, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës./oranews

Back to top button