Shpërtheu sistemi i ngrohjes me gaz, lëndohen burrë e grua

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë marrë lëndime në një shtëpi në Lipjan të martën, pas shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz.

Bashkëshortët janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa Policia ka njoftuar se është shoqëruar në polici një i dyshuar i cili është liruar në procedurë të rregullt.

“Lipjan 05.09.2023 – 07:40. Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshort), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button