Shpërthim i fuqishëm në depon e municioneve në Serbi

 

Një seri shpërthimesh tronditën depon e prodhuesit serb të municioneve Sloboda në qytetin e Çaçak në Serbi. Nga ky shpërthim sipas ministrit të brendshëm serb, Aleksandër Vulin nuk ka të lënduar.

“Të 60 punëtorët që punuan në fabrikë në kohën e shpërthimeve u evakuuan dhe janë mirë”, tha Vulin në një deklaratë.

Shpërthimi i parë u raportua në 01:30 të premten dhe nisi një seri shpërthimesh. Sipas protokolleve të sigurisë, 24 orë pas shpërthimit të fundit, zjarrfikësit lejohen të hyjnë në fabrikë për të shuar zjarrin dhe për të përcaktuar arsyet e aksidentit.

Sloboda prodhon municion për aeroplanë dhe armë kundërajrore, granata dore, pushkë dhe anti-tank dhe granatahedhës në fabrikën e saj në Çaçak.

Kompania eksporton 90% të prodhimit të saj./21Media

Back to top button