Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, një i vdekur
15 persona mbetën të lënduar
Një person humbi jetën dhe të paktën 15 të tjerë mbetën të lënduar pas një shpërthimi në një ndërtesë banimi të premten në qytetin Blankenburg të Gjermanisë.
Viktima ishte një 78-vjeçar që kishte qenë në banesën ku ndodhi shpërthimi.
“Indikacionet fillestare janë se tragjedia ndodhi për shkak të një shpërthimi gazi”, ka bërë të ditur policia.
Sidoqoftë, kryetari Heiko Breithaupt në një prononcim për media tha se ndërtesa nuk furnizohej me ngrohje me gaz. Autoritetet gjithashtu thanë që ata nuk kishin gjetur asnjë provë për një shpërthim të planifikuar.
Shpërthimi raportohet se filloi në katin e parë të ndërtesës pesë-katëshe në skaj të qytetit me 20,000 banorë pranë Parkut Kombëtar të Maleve Harz./21Media