Shpërthim masiv në një arenë koncerti të Manchesterit

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi ylli i muzikës pop Ariana Grande kishte përfunduar shfaqjen

Një shpërthim masiv ndodhi të hënën mbrëma në një arenë të Manchesterit ku sapo kishte mbaruar një koncert roku.

Policia britanike tha se ka patur një numër viktimash si dhe shumë të plagosur.

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi ylli i muzikës pop Ariana Grande kishte përfunduar shfaqjen.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe se njerëzit kishin filluar të largoheshin me vrap në të gjitha drejtimet.

Një zëdhënës i këngëtares tha: “Ariana është mirë. Ne vazhdojmë të hetojmë se çfarë ka ndodhur”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Ariana Grande, 23-vjeçare, ndodhet në një tur ndërkombëtar për albumin e saj të vitit 2016, “Dangerous Woman”.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi në pjesën e prapme të arenës, pasi Grande kishte interpretuar këngën e fundit të koncertit.

Back to top button