Afganistan: Shpërthim me bombë, 7 të vrarë

Mjeti shpërthyes ishte fshehur në parkingun para xhamisë

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur kur një bombë e vendosur para xhamisë shpërtheu në qytetin afgan Herat, njoftoi të martën policia.

Zyrtarët në pjesën perëndimore të qytetit thanë se mjeti shpërthyes ishte fshehur në motorin e lënë në parkingun para xhamisë së shekullit 12, e njohur për nga pllakat e kaltra, transmeton Reuters.

Back to top button