Shpërthim në aeroportin e Kabulit

Një shpërthim ka ndodhur në aeroportin Hamid Karzai të Kabulit.
Ende nuk është e qartë nëse ka viktima.
Edhe zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, konfirmoi se ka pasur një shpërthim jashtë aeroportit.
“Mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Nuk kemi të dhëna të qarta për viktima për momentin. Do të japim detaje të reja së shpejti”, shkroi Kirby në Twitter./21Media

Back to top button