Shpërthim në Mitrovicë, dëmtohen tri objekte

Në sheshin “Adem Jashari” të Mitrovicës së Jugut ka ndodhur një shpërthim në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani.

Këtë për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin “Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi  janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Rasti tani është në procedurë hetimore nga Policia e Kosovës. /21Media

 

Back to top button