Shpërthim në një çerdhe , të paktën 7 të vdekur

Po ashtu 66 persona janë plagosur nga shpërthimi në çerdhe në Kinë

Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën 66 janë plagosur në një shpërthim në një çerdhe në Kinë, thonë mediat shtetërore. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se shpërthimi ndodhi jashtë kopshtit në qarkun Fengxian në provincën lindore të Jiangsu.

Nuk dihet se sa fëmijë janë në mesin e viktimave. Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë por raportet e pakonfirmuara të mediave thonë se mund të ketë qenë shkaktuar nga një kuti me gaz në një vend ku lihej ushqimi.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:00. Imazhet e paverifikuara të vendosura në mediat sociale tregojnë të rritur dhe fëmijë të shtrirë në tokë.

Dy persona u vranë në vend dhe pesë të tjerë vdiqën nga lëndimet e marra, njoftoi Xinhua. Nëntë nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Back to top button