Shpërthim në pronën e ish-kryetarit të Zubin-Potokut

(Lajm i përditësuar)

Shpërthim në pronën e ish-kryetarit të Zubin-Potokut

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut Veton Elshani, ka thënë se nga shperthimi në Zubin-Potok nuk ka të lënduar ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

“Ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar shpërthimi por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Elshani.

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ngjarjen e mbrëmshme e ka quajtur sulm ndërsa ka thënë se objekti ku shpërtheu zjarri është pronë e ish-kryetarit të komunës, Stevan Vuloviq.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i qesin para drejtësisë…. sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, ka shkruar ai në Facebook.


Shpërthim në Zubin Potok

Në Zubin Potok është raportuar se ka ndodhur një shpërthim në mesnatë nga i cili dyshohet se është shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar.

Kështu ka njoftuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut Veton Elshani.

Sipas Elshanit, nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ende nuk dihet se nga çka është shkaktu shpërthimi por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, përfundoi Elshani.

Back to top button