Shpërthim në Shkodër, hidhet tritol në hyrjen e një banese

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në hyrjen e një banese në Shkodër, Shqipëri.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se dielës në lagjen “Mark Lula” në banesën e shtetasit me iniciale R.G.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.