Shpërthim në veri

Një shpërthim ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës.
Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nuk ka të lënduar nga shpërthimi.
Ai ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se ka dëme mareriale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.
Elshani ka deklaruar se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes, e se aktualisht s’mund të dihet çka ka shkaktuar shpërthimin.
Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive, ka njoftuar ai.
Për hedhje të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave është raportuar disa herë në këtë rajon, sidomos në kohën e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës./21Media