Shpërthim në veri të Mitrovicës

Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në orët e para të së dielës në Mitrovicë të veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për këtë rajon, Veton Elshani, ka thënë për portalin rtv21.tv se nga ky shpërthim asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Sipas tij, rasti ka ndodhur në rrugën “Perandori Dushan”, ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale në dritaret e një shtëpie.

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugën “Perandori Dushan” në Mitrovicë të veriut. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë ai./21Media

Back to top button