Shpërthim te Liqeni i Ujmanit – Policia në vendin e ngjarjes

Ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai tha se nga ky shpërthim përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Elshani nuk e ka specifikuar saktë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.
“Ka pasë një shpërthim. Ka dëme materiale në dy vetura. Nuk ka të lënduar. Policia është duke u marr me rastin”, tha Elshani./21Media
