Shpërthime para agimit në Ukrainë

Në Ukrainë gjersa dielli po lind, sirenat e ajrit po bien në Kiev, në ditën e pestë të pushtimit.
Shumë nga banorët e qytetit kanë vazhduar të strehohen nën tokë.
Më shumë shpërthime u raportuan gjatë natës në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera anembanë vendit.
Ukraina pretendon se trupat e saj arritën të zmbrapsin disa sulme nga trupat ruse që përpiqeshin të sulmonin periferi të kryeqytetit. “Ne treguam se mund të mbrojmë shtëpinë tonë nga mysafirët e paftuar,” tha komandanti i Forcave të Armatosura, gjeneral kolonel Alexander Syrsky në një deklaratë të lëshuar rreth një orë më parë.
Ndërkohë, pamjet video të postuara gjatë natës treguan një zjarr në një ndërtesë banimi në Chernihiv, i cili shpërtheu pasi u godit nga një raketë ruse, sipas raportimeve.
Shpërthime u raportuan gjithashtu në Kharkiv në lindje, i cili ishte skena e konfliktit të ashpër të dielën pasi forcat ukrainase rimorën qytetin e dytë më të madh të vendit nga forcat ruse./21Media

Back to top button