Shpërthimi i bombolës, Komuna e Mitrovicës ndanë 20 mijë euro për familjen Behrami
Komuna e Mitrovicës ka ndarë 20 mijë euro për familjen Behrami e cila u prek nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
“Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahimi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove.Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, shkroi Hamza në Facebook.
Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur pasditen e së shtunës në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku si pasojë 14 persona kanë pësuar lëndime./21Media