Shkon në dy numri i viktimave në Lushnjë

(Lajm i përditësuar)

Ka shkuar në dy numri i viktimave në Lushnjë. Mediat në Shqipëri raportojnë se viktimat janë babë e bir.


Shpërthimi i fortë në Lushnjë, një viktimë, i plagosur edhe deputeti i Partisë Socialiste

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në një magazinë ndërtimi ku janë plagosur disa persona.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit, është plagosur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Ndëra Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur nga shpërthimi në magazinë, raporton oranews

Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.

Back to top button