Shpërthimi në “Ibër Lepenc”, reagon KEK-u

Pas shpërthimit në “Ibër Lepenc”, ka reaguar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.
Në reagimin e KEK thuhet se shtë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Ibër Lepencin dhe se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës,
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Ibër Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Ibër Lepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira. KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit. Për çdo zhvillim të ri, të gjitha palët e interesuara do te informohen ne kohe optimale”, thuhet në njoftimin e KEK-ut./21Media