Shpëtohen disa bjeshkatarë që kishin humbur në Brezovicë

Një grup i bjeshkatarëve, që kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës së skijimit “Brezovica”, ka arritur të shpëtohet.
Kjo u bë e ditur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, të cilët kanë njoftuar se bjeshkatarët janë gjetur e evakuuar rreth orës 22:00.
Personat e humbur janë në gjendje stabile shëndetësore. Udhëheqësit e ShKShMK janë kordinuar me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera deri në përfundimin e këtij operacioni.

”Në orën 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.
Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonëve nga i ftohti i madh. Në orën 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare. Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore,gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike extreme.
Skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale. Udhëheqësit e ShKShMK janë kordinuar me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera deri në përfundimin e operacionit. Falenderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për profesionalizëm dhe shpirtin human, duke realizuar një operacion të suksesshëm të Kërkim Shpëtimit Malor,është evituar një tragjedi e pa shmangshme” njofton Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës./21Media
Back to top button