Shpëtohet 4 vjeçari, i largojnë një kikirik nga rrugët e frymëmarrjes

Ekipi i Urgjencës së Vushtrrisë sonte kanë shpëtuar jetën e një fëmije 4 vjeçar, duke ia larguar një kikirik nga rrugët e frymëmarrjes.
Ky intervenim u realizua nga Dr. Leonora Drevinja e cila për portalin rtv21.tv ka treguar se fëmija është në gjendje të mirë dhe pa ndonjë komplikim.
“Fëmija është në gjendje të rregullt, është liruar në gjendje të mire pa ndonjë komplikim”, ka thënë Dervinja.
Ajo tutje ka treguar se kikiriku është larguar me mjete pune nga hunda./21Media

Back to top button