Shqipëria e pa fat, pranon dy gola
Shqipëria e ka përfunduar pjesën e parë ndaj Skocisë me disavantazh prej dy golash
Veç dy golave të shënuara, Shqipëria ka mbetur edhe pa një lojtar, pasi Mërgim Mavraj u përjashtua nga loja me karton të kuq. Golin e parë e ka shënuar Fraser (14’), kurse golin e dytë e shënoi Fletcher (45’) nga pika e bardhë.
Ndeshja po zhvillohet në Ligën e Kombeve në grupin e parë në Ligën C.
Shqipëria ka një pozitë të pafavorshme në grup, pasi është e fundit me 3 pik.