Shqipëria i bashkohet Kosovës dhe 11 shteteve tjera në programin britanik për trajnim ushtarak të ukrainasve

Shqipëria është bërë vendi i trembëdhjetë që i bashkohet Operacionit Interflex, programit trajnues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për personelin ushtarak ukrainas. Kosova i ishte bashkuar këtij programi qysh në fillim të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, përmes një postimi në platformën “X”.
Kjo ministri njoftoi se Shqipëria i është bashkuar programit Interflex, duke u bërë kështu vendi i 13-të pjesëmarrës.