Shqipëria mbështet Kosovën për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kosova ka paraqitur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 dhe për organizimin e tyre tashmë ka edhe mbështetjen e Shqipërisë.

Kjo mbështetje vjen për zhvillimin e lojërave bregdetare, përkatësisht ato të lundrimit në det.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Ministrisë së Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi duke bashkuar forcat rreth këtij organizimi.

“Ministri Çeku dhe Ministrja Kushi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të sportit në Kosovë dhe Shqipëri për mbështetje të kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030. Kjo mbështetje institucionale dhe organizative e kandidaturës, parasheh organizimin e sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar. Ky është një angazhim tjetër i përbashkët për zhvillim të sportit në nivel kombëtar.”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Back to top button