Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqipëria mposht Hungarinë

 
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka shënuar fitore në “Elbasan Arena” kundër Hungarisë, me golin e Armando Brojës në minutën 87.
Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të grupit I për kualifikimet për botërorin “Katari 2022”.
Në këtë mënyrë Shqipëria arriti deri te fitorja e tretë në grup me 9 pikë nga 5 ndeshje. Në tabelë prin Anglia me 15 pikë, e cila sot mposhti Andorrën me rezultat 4:0.
Shqipëria mbetet në luftë për të siguruar kualifikimin për botërorin Katari 2022, që do të ishte hera e parë në histori që kuqezinjtë do të arrinin në një garë të tillë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button