Shqipëria mposhtet nga Anglia, humb shpresat për kualifikim në ”Katar 2022”
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Wembley” mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Shqipërisë, ku përgjatë 90’ minutave lojë vendasit shënuan plot pesë gola në portën e Strakoshas.
Anglia e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 Shqipërinë, përmes tre golave të sulmuesit Harry Kane dhe një të Henderson dhe Maguire.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Maguire në minutën e 9’ të ndeshjes, kurse Harry Kane dyfishon epërsinë në 2:0 në minutën e 18’.
Mesfushori Jordan Henderson shënon golin e tretë të Anglisë në minutën e 28’, kurse pesë minuta më vonë sulmuesi Harry Kane shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Anglinë në minutën e 33’.
Sulmuesi i Tottenham Kane arriti të kompletoj hat-trickun e tij, ku shënoi golin e pestë dhe të fundit të kësaj ndeshje në minutën e 45’+2 shtesë.
Humbja e sotme e Shqipërisë me rezultat 5:0 ngjason me humbjen me rezultat të njëjtë, në stadiumin e njëjtë kundër Anglisë më 26 prill të vitit 1989.
Me tre pikët e reja, Anglia vazhdon të jetë në vendin e parë në Grupin I me gjithsej 23 pikë, tre më shumë se Polonia që zë vendin e dytë.
Në anën tjetër, Shqipëria sot humbi shpresat për kualifikim tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku gjendet në vendin e tretë me 15 pikë të arkëtuara, pesë më pak se Polonia në vendin e dytë.
Rezultati final i ndeshjes është 5:0 në favor të Anglisë.