Shqipëria mposhti edhe Ishujt Faroe

Pas fitores 2:0 ndaj Moldavisë, Shqipëria e ka mposhtur edhe Kombëtaren e Ishujve Faroe.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Torsvollur”, Shqipëria e ka mposhtur Ishujt Faroe si mysafire me rezultat 3:1.

Golat për “kuqezinjtë” i shënuan Nedim Bajrami (minuta e 20’), Kristjan Asllani (minuta e 51’) dhe Ernest Muçi (minuta e 90+2’).

Ndërkaq, golin e nderit për Ishujt Faroe e shënoi Odmar Faero në minutën e 45+1’ të ndeshjes.

Po ashtu, Sokol Cikalleshi e gjeti golin i pari duke shënuar në minutën e 1’, por gjyqtari e anuloi golin për shkak të pozitës jashtë loje. Cikalleshi më pas kishte një mundësi të artë për të shënuar, por që dështoi ta gjente golin nga penalltia në minutën e 32’.

Me pikët e reja, Shqipëria ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, një më pak se Republika e Çekisë në vendin e parë, dhe një më shumë se Moldavia në vendin e tretë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Shqipërisë.

Moldavia e mposhti sot Poloninë me shifrat 3:2.

Back to top button