Shqipëria nesër fillon vaksinimin kundër Covid-19

 

Shqipëria nesër do të fillojë vaksinimin kundër Covid-19. Lajmin e bëri të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes një postimi në facebook.

“LAJM I MIRË Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, shkroi Rama në facebook.

Ndryshe, tetë persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u shënuan edhe 562 raste të reja me Covid-19, nga 2997 testime të kryera. Ndërkaq, u shëruan edhe 321 qytetarë nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit./21Media

Back to top button